A1 Report - Berat, prezantohet skema e re e subvencionimit te fermerëve ne 2014

Report TV 2015-08-22

Views 1

BERAT- Skemat e mbështetjes në bujqësi për vitin 2014, janë prezantuar sot për fermerët e rrethit të Beratit, të cilët janë njohur me mundësitë që tashmë kanë për të qenë përfitues në shumë prej sektorëve të bujqësisë.

Në takimin informues që është zhvilluar sot mes përfaqësuesve të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe fermerëve të rrethit të Beratit, këta të fundit janë sqaruar mbi dokumentacionin që duhet të plotësojnë për të përfituar nga këto skema, ku në Berat fushat më të spikatura janë serrat dhe prodhimi i ullirit.

Mbështetje të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, mbështetje për teknologjinë e mbjelljes dhe kultivimit të kulturave, serat me ngrohje qendrore, mbarështim të blegtorisë, rehabilitim dhe mbrojtje të ullishtave ekzistuese, mbështetje e fermave organike, prodhim të mjaltit, etj, janë disa prej fushave ku fermerët e këtij rrethi mund të bëhen përfitues.

Këta të fundit kanë ngritur një sërë pyetjesh teknike duke paraqitur interes në lidhje me subvencionet e reja, që për këtë vit kanë përfshirë më shumë fusha.

Inspektori i AZHBR-së, Spartak Harizi, në një prononcim për mediat u shpreh se ndonëse Qarku i Beratit është ndër ato qarqe përfituese, fermerët ende i tremben konceptit të bashkimit për prodhim dhe tregtim, që njihen si kooperativa dhe që mund të jenë shumë efikase për përfitimin e subvencioneve nëse realizohen.

Share This Video


Download

  
Report form