A1 Report - Zbulohet skema e vjedhjes se 2.5 milione euro TVSH, 25 te hetuar

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Zbulohet një tjetër skemë e mashtrimit me anë të TVSH-së, në shumën prej më shumë se 2.5 milionë euro. Prokuroria e Kukësit sot ka përfunduar hetimin për këtë skemë dhe ka çuar dosjen në gjykatë në ngarkim të 25 personave, administratorë kompanish.

Këta përsona janë akuzuar se në bashkëpunim kanë kryer veprat penale të "mashtrimit", "fallsifikimi i vulave, stampave apo formularëve" e kryer në bashkëpunimdhe veprën penale të "Fshehjes së të ardhurave" parashikuar nga neni 180 i K.Penal.

Kjo çështje është hetuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës. Nga hetimi i kësaj çështje ka rezultuar se Subjekti "Diell -- IIB" me administrator shtetasin kosovar të hetuar në gjendje arresti në burg, Ismet Syla, pasi është regjistruar në Drejtorine Rajonale të Tatimeve Kukës, ka terhequr në këtë Drejtori disa blloqe me fatura TVSH-je dhe ka përdorur këto fatura në shitje për subjekte të tjerë.

Share This Video


Download

  
Report form