LUSHNJE- Sasia e bllokuar e trangullit shqiptar disa ditë më parë në doganën e Malit të Zi ka dhënë një efekt negativ në shitjen e prodhimeve bujqësore për fermerët e Lushnjes.
Si pasojë e kësaj situate, dhjetëra ton me perime që prodhohen në Lushnje kanë mbetur të pashitura , ndonëse po tregtohen me çmime nën koston e prodhimit.
Ata reagojnë duke thënë se alarmi është me tendencë për të bllokuar prodhimet shqiptare, pikërisht në kohën e bumit të eksporteve jashtë kufijve.
"Kjo ka prapavijë tjetër, që do të thotë bllokim i eksportit të prodhimit shqiptar dhe eksportimi nga shtetet e tjera drejt Malit të Zi. " thotë drejtori i institutit te Transferimit të Teknologjive në Lushnje, Pandeli Boçi (ne foto)
Ai garanton konsumatorët se perimet, sidiomos trangulli është brenda normave dhe nuk janë mbartëse të lëndëve helmuese. "Prodhimi jonë është më cilësor"- thotë ai.