A1 Report - Prokuroria e Lushnjes kërkon 25-vjet burg për mësuesin pedofil

Report TV 2015-08-22

Views 2

25 vjet burg janë kërkuar nga Prokuroria e Lushnjes për Demir Hoxhën, mësuesin e akuzuar për përdhunimin e një të miture në Kryekuq të Lushnjës.

Vetë i pandehuri ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën dy herë, por ka deklaruar që këtë e ka realizuar nëpërmjet joshjes dhe një asnjë rast me dhunë.

Edhe ekspertiza mjeko-ligjore ka mundur të provojë faktin për të cilin akuzohet Hoxha.

Gjykimi kundër mësuesit u zhvillua me procedurë të përshpejtuar dhe Prokuroria e Fierit dhe për këtë arsye ai do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit që pritet të jepet nga gjykata.

Ngjarja për të cilën u arrestua 62-vjeçari, është kallëzuar në fillim të qershor 2015, kur e mitura ka ka deklaruar në polici, në shoqërinë e prindërve të saj, se mësuesi ka kryer marrëdhënie seksuale.

Share This Video


Download

  
Report form