A1 Report - Ekstradohet Enver Dondollaku Anëtari i Bandës së Lushnjes

Report TV 2015-08-21

Views 26

TIRANË - Ekstradohet nga Italia, një nga anëtarë e të njohurës si Banda e Lushnjës, Enver Dondollaku. I dënuari me 25 vite burg për disa krime ai do të sillet sot në Shqipëri nga Italia, ku ndodhej i burgosur. Ekstradimi po bëhet me linjat ajrore, ndërsa janë marrë masa të mëdha sigurie në aeroportin e Rinasit, ku i dënuari do ti dorëzohet autoriteteve shqiptare. Dondollaku është i dënuar për disa krime në Shqipëri, mes të cilave, vrasje, dhunime, trafiqe të ndryshme. Enver Dondollaku u arrestua në maj të vitit 2006 në qytetin e Padovës në Itali, ndërsa mbante me vete një pasaportë çeke me emrin Denis Chochlanov. Dondollaku akuzohet për vrasjen e inspektorit të policisë Klenti Bano, vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të komisariatit të policisë Lushnjë, komisar Sinan Meta, vrasjen e shtetasve Nimet Zeneli, Masar Aliu, Idajet Beqiri, Luan Bilbili dhe Xhevdet Demiri, vendosjen e eksplozivit në stadiumin e qytetit të Lushnjës, marrje peng dhe vënie gjobash, trafik ndërkombëtar droge dhe prostitucioni.

Share This Video


Download

  
Report form