A1 Report - Shkodër, Apeli pushon çështjen ndaj 22 fermerëve të Shkrelit

Report TV 2015-08-21

Views 3

Përfundon gjyqi për 22 fermerët e Shekrelit, pas vendimit të gjykatës së Apelit në Shkodër. Apeli ka pushuar çështjen e ngritur nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila akuzonte fermerët për kultivim të lëndëve narkotike në vend të kërpit industrial.

Pas seancës, një ndër përfaqësuesit e shoqatës së fermereve të Shkrelit, Alfred Pellumbi e quajti vendimin një fitore të rëndësishme, ndërsa ka deklaruar se fermerët e Shkrelit do ti rikthehen përsëri kultivimit të kërpit industrial.

Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër shpalli fajtorë për vepren penale të prodhimit, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, 22 fermerët e Shkrelit në Dhjetor të vitit 2012. Çështja e fermerëve të Shkrelit dhe kërpit industrial që rezulton me një përqindje të përafërt me normën e lëndës narkotike ka nisur që në vitin 2001 kur për herë të parë u sekuestrua një sasi e konsiderueshme bime qe kishte tiparet e kanabis sativa.

Share This Video


Download

  
Report form