Ushtria në trafik droge, Nishani në "Channel One": Po mbledh informacione

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Presidenti i Republikës nuk ka pasur asnjë informacion mbi përdorimin e infrastrukturës ushtarke për trafik droge deri në momentin e denoncimit në parlament nga ish-Ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Kështu deklaroi kreu i shtetit në një intervistë për emisionin "Debati në Channel One" me gazetarin Roland Qafoku, ndërsa theksoi se është në fazën e mbledhjes së informacioneve mbi këtë çështje nga disa institucione të shtetit.
Drejtësi të kontrolluar nga ligji, por të pavarur nga politika dhe grupet e interesit, kërkon Presidenti Nishani , duke pranuar që ka korrupsion në gjyqësor, siç ka dhe gjyqtarë që e bëjnë shumë mirë punën e tyre. E megjithatë shton ai, verifikimi dhe monitorimi i rreptë i tyre duhet të bëhen nga mekanizmat e sistemit ekzistues dhe jo me retorika politike që nuk zgjidhin asgjë.
Ai shpjegoi dhe njëherë qëndrimin e tij kritik, mbi letrat publike në drejtim të tij nga Ministri i Brendshëm, që në bindjen e tij janë në shkelje të kodit të etikës.
Në 2 vjet si President i vendit, ai vlerëson punën me ish-kryeministrin Berisha, po ashtu dhe bashkëpunimin me kryeministrin aktual Rama.

Share This Video


Download

  
Report form