Ushtria në trafik droge, Llalla: Po verifikojmë, deputetët të sjellin fakte nëse kanë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Gati një javë pas akuzave publike të dëputetëve të Partisë Demokratike se infrastruktura ushtarake po përdorEt në trafik drogë dhe 3 ditë pas letrës së Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për ti hetuar këto akuza, ka ardhur edhe reagimi i kryeprokurorit Adriatik Lllalla. Numri një i akuzës është shprehur se akuzuat janë në proçes verifikimi.

"Prej disa ditësh deputetë kanë ngritur akuza për FA lëndë narkotike. Prokuroria ka marrë kërkesë nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli për nisjen e hetimeve për këtë rast. Jemi në fazën e mbledhjes së fakteve. Do u kërkojmë edhe institucioneve të paraqesin faktet që kanë në organin e akuzave. Ka ardhur një material i tillë është në procesin e verifikimeve", tha kryeprokurori Llalla.

Llalla kishte dhe një apel për deputetët e opozitës, të sjellin faktet të cilat pretendojnë se i kanë,pranë organit të Prokurorisë.

"Prokuroria do i kërkojë të gjithë deputetëve që kanë dyshime të paraqesin fakte që i deklarojnë se i disponojnë dhe institucionet e Shërbimit Informativ Ushtarak dhe SHISH. Ftoj të gjithë që mund të kenë fakte është i mirëpritur t'i paraqesë pranë organit të akuzës. Deklaratat drejtuesi i Prokurorisë i bëri gjatë një aktiviteti që kishte në fokus pikërisht luftën ndaj korrupsionit. Aty merrte pjesë edhe ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu,i cili në fjalën e tij vuri theksin tek problematikat që sjell një ekonomi informale,si kjo e jona.

Share This Video


Download

  
Report form