Ushtria në trafik droge, Basha: Rama të përgjigjet a ka dijeni, nëse po çfarë hapash ke marrë?

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

"Kryeministër ke apo jo informacion për përdorimin e strukturës ushtarake për trafik droge?"

Me këtë pyetje i është drejtuar kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha, shefit të qeverisë Edi Rama pas përfundimit të takimit të tij me Ambasadorët e BE në Tiranë.

Sipas Bashës "heshtja apo refuzimi për tu përgjigjur dhe krijimi i pengesave antiligjore vetëm shton dhe nuk ndihmon në transparencën dhe daljen e përgjegjësive të gjithsekujt. Eshtë çështje e përgjegjësisë politike sikundër është cështje e mungesës së përgjejësisë mospërgjigja deri te pengimi i ministres se Mbrojtjes të vijë në Parlament. Kjo është e padëgjur në demokracinë parlamentare "

Share This Video


Download

  
Report form