A1 Report - Furgonët 8+1, Transportet: PD të sjellë në Kuvend amendamentet

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE -- Afro dy muaj nga urdhi i ministave Tahiri dhe Haxhinasto për ndalimit e qarkullimit të taksive 8+1 të palicencuara, kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë, e cila mbështet grupin e interesit të furgonëve, vijojnë të jenë në kundërshtim me ligjin.

Këshilltari për mediat i Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës, Genc Caushi, ritheksoi sugjerimin që është bërë ndaj Partisë Demokratike, për të propozuar në Kuvend amendamentet për ndryshimin e legjislacionit, si forcë politike që ka mbështetur operimine e autoveturave 8+1, madje është bërë dhe pjesë e protestave të tyre.

Caushi tha se në takimet dhe shkëmbime shkresore me shoqatën e taksive 8+1 dhe me sindikatën, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka propozuar që deri më 31 Dhjetor të këtij viti:

* Autoveturat taksi të operojnë në linja të rregullta brenda qarkut ku ndodhet bashkia qe i ka licensuar per sherbimin taksi;
* Të vendosin në gjëndje pune taksimetrin;
* Ofrimin e operimit të autoveturave me 8+1 vende në disa shërbime për të tretë:
* Transporti nga hotelet në drejtim të portit apo aeroportit;
* Transporti në grup i udhëtarëve për në dhe nga qendrat e mëdha tregtare apo turistike në periferi;
* Transporti i punonjësve për në dhe nga vendet e punës, etj.

Sipas tij, qarkullimi i autoveturave 8+1 në në linja të rregullta ndërqytetëse, pa taksimetër dhe ndalesat në mes të rrugës për të marrë apo lënë udhëtarë, është konkurencë e pandershme dhe deformim i tregut të transportit të udhëtarëve.

"Ky lloj transporti është jashtë çdo kushti normal të udhëtimit, te konfortit dhe me kosto me te larte ku cdo udhëtar, për të njëtin udhëtim, duhet të paguaj më shtrenjtë se në transportin me autobus. Mbi të gjitha ky lloj transporti përmban kompromentimin më të rëndë të sigurisë në rrugë të udhëtarëve", përfundoi deklartën këshilltari për mediat i Ministrisë së Transporteve, Genc Caushi.

Share This Video


Download

  
Report form