A1 Report - Gjykatat, 14 lirime skandaloze vetëm në 2 muajt e parë të 2014

Report TV 2015-08-22

Views 7

Në vetëm 6 ditë gjykatat lanë të lirë 14 persona që ishin arrestuar nga policia, duke shënuar kështu shifrën rekord të lirimit të 2 të akuzuarve në javë. Dy nga këto raste janë denoncuar eskluzivisht nga reporteti Elton Qyno i gazetës "Shqiptarja.com", ku me radhë janë paraqitur fakte dhe dokumente të vendimeve skandaloze të gjykatave. Më konkretisht bëhet fjalë për nxjerrjen nga burgu të Arben Gropës dhe Gramoz Muratajt, të 2 të akuzuar për drogë. Ndërkaq, rastet vijojnë prej lirimit të Fatmor Kajollit, mikut të Fatmir Mediut, që Italia e kërkonte për drogë, por gjykata e Fierit e la të lirë. Më tej "Ben Qimja" apo Arben Isufaj, i arrestuar rishtaz, u la gjithashtu i lirë, ashtu siç ndodhi edhe me Gjin Nikën, i cili u vra më pas në një pritë në Krujë. Por Gjykata e Kavajës ishte më e akuzuara prej ministrit Saimir Tahiri, i cili i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë të merrte masa ndaj gjyqtarit Osman Muja, i cili sipas Tahirit kishte liruar 9 persona të arrestuar. Në fakt, saga e lirimeve skandaloze nga gjyqtarët vijon prej dhjetëvjeçarësh, ku nëse mblidhen në total këto raste që nga vitet 90 e deri më sot, me siguri që numri i atyre që fituan lirinë llogaritet në qindra. Momentet më skandaloze janë lirimi i Ilir Xhakjes që më pas vrau një kryekomisar apo ikja e bosit turk të heroinës që la adresën në gjykatë "banoj në katin e 8 të një pallati te kthesa e Kamzës".

Share This Video


Download

  
Report form