A1 Report - Kampionati i Universiteteve, Nallbani: Studentët të merren me sport

Report TV 2015-08-22

Views 6

Studentëve u është rikthyer një aktivitet i munguar prej vitesh, kampionati i futbollit mes Universiteteve. Për 10 ditë me radhë rreth 25 Universitete publike dhe private janë përballur mes tyre për të shpallur fituesin. Aktiviteti i organizuar nga Ministria e Sporteve nën kujdesin e ish-futbollistit Blendi Nallbani këtë të premte ka zhvilluar edhe finalen ku fitues eshte shpallur Universiteti Marin Barleti, që në finale mposhti skuadrën e Studentit. Drejtori i Kompleksit "Studenti" Blendi Nallbani tregon edhe arsyen e vertetë të ketij aktiviteti:

"Rëndësi e këtij aktiviteti është që studentët tanë dhe rinia jonë të merren sa më shumë me sport. Ky është edhe si program që e ka dhe Partia Socialiste për zhvillimin e sportit", shprehet Blendi Nallbani.

Organizatorët sigurojnë se ky aktivitet është vetëm fillimi pasi shumë të tjerë do të zhvillohen edhe duke marrë shkas nga programi i qeverisë për futjen e sportit në shkolla.

Share This Video


Download

  
Report form