A1 Report - Nis Kampionati i Peshengritjes per te rinjte deri ne 17 vjeç

Report TV 2015-08-22

Views 2

ELBASAN - Zhvillohet në pallatin e sportit "Tomorr Sinani", kampionati kombëtar i peshëngritjes U-13 dhe U 17. Në këtë aktivitet marrin pjesë rreth 80 sportistë të 15 ekipeve kombëtare. Janë edhe dy ekipe femrash të cilat përfaqësohen nga Skenderbeu dhe Tirana.

Gjatë fjalës pershëndetëse, Presidenti i FSHP-së , Elez Gjozaj i uroi sukese sportistëve të ekipeve pjesmarrëse të Apollonise, Shkumbinit, Elbasanit, Tomorrit,Ymer Ferhati, Skënderbeut , Shtërmenit, Vllaznisë, Tiranës, Flamurtarit, Labinotit, Teutës. Lushjes.

Presidenti i FSHP-së, Elez Gjozaj u shpreh se "në Shqipëri do ndërtohet një palestër moderne e peshëngritjes për eliten e ketij sporti. Dy drejtuesit më të lartë të shtetit , Kryeministri Rama dhe kryetari i parlamentit, Meta, si ish sportistë kanë premtuar ndërtimin e një infrastrukture supermoderne për peshëngritjen sidomos për ekipin kombëtar".

Më tej, ai shtoi se"aktualisht është gati një projekt-draft, sipas të cilit sportistëve të elitës do t'u krijohen privilegje për arsimin, strehim, punësim, të përfitimit të kredive të buta për banesë osë të akordimit falas të tyre. Sportistëve elitarë të peshëngritjes do t'ju jepet statusi i ushtarakut me gradat më të larta si dhe pension të posaçëm".

Ligji për sportin e peshengritjes do të kalojë së shpejti në Parlament dhe, kjo do vendosë një standard të ri për këtë sport elitar që ka nxjerrë kamipione të medhej në Evrope dhe jo vetem. Andi Qosja

Share This Video


Download

  
Report form