Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Diabeti po njeh përhapje të frikshme, por ajo që konstatohet vitet e fundit është se kjo sëmundje nuk po kursen as të rinjtë. Sipas kryetarit të Shoqatës së Diabetit, Florian Toti, rezultojnë 1 500
deri në moshën 18 vjeç të prekur nga kjo sëmundje.
Tota: Ne po vëmë re një shtim të sëmundjeve kronike jo vetëm të diabetit por edhe të dislipidemisë, hipertensionit dhe të gjitha këto bashkë pastaj çojnë në shtimin e numrit të sëmundjeve kardiovaskulare.
Por cilët janë faktorët që ndikojë në shfaqjen e diabetit dhe si mund ta parandalojmë? Ndër këshillat kryesore mbetet aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm.
Tota: Të bëhet kujdes me shenjat e diabetit, etjen, urinimin e shpeshtë sidomos gjatë natës, rënien në peshë pavarësisht se ushqimi dhe oreksi është i ruajtur dhe një lodhje e pashpjegueshme gjatë ditës. Ka disa faktorë që ndikojnë këtu. E para, po plaket popullata shqiptare. E dyta, njerëzit ushqehen më shumë sesa përpara, marrin më tepër kalorazh ndërkohë që harxhojnë më pak kalori dhe rrjedhimisht po shtohet mbipesha dhe obeziteti.
Çdo vit në Shqipëri preken nga diabeti rreth 5 000 persona dhe në total numri i të diagnostikuarve ka shkuar në 75 mijë.
Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/diabeti-skursen-te-rinjte-1500-te-prekur-deri-ne-moshen-18-vjec