Shefi i burgut të Nigritas, Harris Konsolidis ka pranuar pjesëmarrjen e tij në torturën e ushtruar ndaj 42-vjecarit Ilia Kareli, i cili gjeti vdekjen më pas. Mediat greke i referohen 2 dëshmive kyçe të zyrtarëve të burgjeve, rreshterit Anthony Aravantinos, që pranon se ishin 9 gardianët që e torturuan dhe shefit të burgut të Nigritas, Harris Konsolidis, i cili pohoi se ushtroi dhunë ndaj Karelit dhe pasi i telefonoi të shoqes, tentoi të vriste veten.
Momentalisht ai ndodhet në Spitalit Psikiatrik, në gjendje të rënduar. Gjithçka ndodhi mes gardianëve dhe Karelit, në datat 25-27 mars, po argumentohet si një "rrëfim informal me gojë", ku përjashtohen procedurat normale pyetësore, pasi në qelinë e torturës nuk kishte kamera.
Përpos faktit se shqiptari u rrah 9 ditë para se të vriste gardianin, torturave me elektroshok, heqjes së thonjve dhe mizorive të tjera çnjerëzore, vetëm 2 nga 9 gardianët e akuzuar e pranuan autorësinë, ndërsa 7 të tjerët pohojnë vetëm se i kanë gjuajtur ndonjë shpullë dhe kaq. Në burg u gjetën gjurmët e gjakut, ndërsa u dërguan në laborator kampionë AND-je të Karelit dhe gardianëve.