A1 Report - Siri, Ban Ki-Moon: Po shkelen ligjet ndërkombetare, te merren masa

Report TV 2015-08-22

Views 2

NEW YORK - Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Moon ka akuzuar të gjitha palët që marrin pjesë në luftën civile në Siri se kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar mbi shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Ai i kërkoi Këshillit të Sigurisë të veprojë duke implementuar një rezolutë të miratuar në muajin shkurt ku kërkohet akses më i madh në rajonet e Sirisë për të shpërndarë ndihmat. Në raportin e tij të dytë për Këshillin, Ban Ki-Moon tha se rreth 3.5 milionë civilëve po u mohohen ndihmat humanitare, duke përfshirë dhe ndihmën mjekësore.

Ai i kërkoi Këshillit të Sigurisë së OKB të veprojë menjëherë për këto shkelje flagrante të principeve të ligjit ndërkombëtar. Megjithatë në raport nuk thuhej se çfarë masash duhet të marrë Këshilli. Sipas sekretarit të përgjithshëm, situata në Siri po përkeqësohet dita-ditës.

Lufta civile në Siri filloi në mars të citit 2011 kur forcat e sigurisë qëlluan me armë zjarri në drejtim të protestuesve. Më shumë se 150 mijë persona kanë humbur jetën gjatë luftës mes forcave rebele dhe atyre të qeverisë.

Share This Video


Download

  
Report form