A1 Report - Rama: PD mbeturinë e komunizmit, ndjesë që shkela etikën

Report TV 2015-08-22

Views 1

"Dua tju them ku keni të drejtë e ku jo. Keni të drejtë kur thoni se kur dilni në foltore nuk duhet të shqetësoheni kur flitet nga mbrapa.

Keni të drejtë kur thonë që edhe unë e shkela etikën. Është e vërtetë edhe pse me një dallim shumë të madh, thjesht ndava me kolegët e mi një moment një emocional. Megjithatë ju keni të drejtë se megjithëse jemi ndryshe duhet të bëjmë si ju. Ju kërkoj ndjesë nga të gjithë që janë ndjerë të fyer nga transmetimet hileqare të ekranit tuaj, që nuk e justifikojnë kryeministrin pavarësisht nëse u thanë me zë apo thjesht u mërmëritën pa zë.

Pas kësaj ndjese për të gjithë ata që janë ndjerë të mërzitur apo të shqetësuar qoftë nga unë apo nga ne që presim dhe mundohemi tjua japim përditë dua tju them ca gjëra lidhur me etikën.

Etika shkelet sa herë e merr fjalën kryeplaku juaj dhe zonja e ulur në krah të kryeplakut tuaj.( Degjohen zera kundershtuese) Kryeplak nuk është fjalë fyese por vend pune.
Sa i takon fundërrinave të komunizmit. Unë nuk kam thënë kështu por që ju me vijën tuaj të sjelljes e qasjes jeni mbeturina të komunizmit si force. Dhe dallimi i madh mes nesh e jush është se ne nuk hyjmë në jetën tuaj private ndërsa ju nuk bëni asgjë tjetër përmes kryeplakut tuaj që vec se hyni në jetën private të kundërshtarëve bëni të prodhoni kulturën tuaj politike. Ju ka imponuar një shërbëtor servil. Partia që ju përfaqësoni është mbeturinë e komunzimit.

Share This Video


Download

  
Report form