TIRANE- Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana kritikon përfaqësuesit e opozitës, që siç thotë ai, kanë nxitur një debat për një aleancë të mundshme PD-PS. Sipas tij, ky është produkt i disa eksponentëve me afrimitete dhe lidhje me të majtën, të dhënë pas pazareve, dhe kurrsesi s?duhet të mendohet si strategji e ardhshme e të djathtës. Ai nuk beson tek një krisje mes Ramës dhe Metës dhe ?zërat?, sipas tij, shërbejnë për të shmangur vëmendjen nga problemet reale të keqqeverisjes.