Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari i njohur Lutfi Dervishi i ftuar në ?Tonight Ilva Tare?, duke folur për ndikimin e rrjeteve sociale, thekson se ato kanë revolucionarizuar shoqërinë njerëzore, e ardhmja e së cilës nuk dihet ende.
Dervishi: Mund të harrosh kuletën, mund të shkosh në aeroport dhe të harrosh pasaportën, por nuk mund të harrosh telefonin celular tregon që ka diçka revolucionare në mënyrën e konsumimit të kohës.
Rrjetet sociale janë mjete që na sjellin afër ata që kemi larg dhe na largojnë ata që mbajmë afër. Në politikë sigurisht që ka ndikuar. Vetë media tradicionale po e sheh jo si një ushqim.
Shikoni edicionet e lajmeve; filani postoi këtë në Twitter, Filani postoi këtë në Facebook. Ka ndryshuar koncepti i gjeografisë. Konferencë shtypi në Twitter. Vendosja e hashtagut të famshëm. Është një periudhë revolucionare. Ka ndryshuar gjithçka. Në komunikimin politik, politikanët bëhen vetë media.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/dervishi-rrjetet-sociale-sjellin-afer-ata-larg-dhe-na-largojne-ata-afer/