A1 Report - 'Mbreteresha Geraldine', nga sot behet analiza e talesimise te materniteti

Report TV 2015-08-22

Views 3

TIRANË- Duke filluar që dita e sotme, të gjithë gratë dhe vajza që duan të ngelin shtatzënë, ose janë shtatzënë por duan të bëjnë një analizë për talesiminë mund ta bëjnë edhe në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë".

Falë një financimi nga Agjencia Turke për bashkëpunim dhe Koordinim, në laboratorin klinik të këtij institucioni mund të bëhet edhe elektroforeza e hemoglobinës, ekzaminim që deri më tani ofrohej në privat. Në vendin tonë mendohet se 400 mijë persona janë mbartës të talesimisë.
"Ka interes të veçantë aparatura që kryen analizën e elektroforezës së homologlobinës dhe proteinës. Elektoforeza e homologlobinës kryhet për herë të parë në laboratorin tonë ne mund të parandalojmë anemitë e lindura tek gratë shtatzëna", tha Suela Leli, shefe e laboratorit klinik-biokimik.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është shprehur se ky investim përkthehet në një cilësi më të mirë shërbimi ndaj pacientëve.

"Fillojmë vënien në punë të pajisjeve të reja ta laboratorit, pajisje shumë të rëndësishme madje edhe prej tyre ishin edhe prej atyre që mundësonin analiza për herë të parë. Ky është mesazh që më shumë siguri ofrojmë për shëndetin e shqiptarëve në spitalet tona", u shpreh Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë.

Në ceremoninë e pajisjes së këtij laboratori me 6 aparatura të reja, ishte i pranishëm dhe ambasadori turk në Tiranë, Hidajet Bajraktar si dhe drejtues të programit TIKA në vendin tonë.

Share This Video


Download

  
Report form