https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Parku "Mbretëresha Geraldine". Pemë të rralla nga vendet tropikale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 23

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vitin 1935, Gerladina, Mbretëresha e shqiptarëve vendosi të ngrejë në Burrel, një park të madh, si dhuratë për Matin që ishte edhe vendlindja e mbretit Ahmet Zogut. 81 vjet më pas, parku që mban emrin e mbretëreshës, i vendosur në pjesën veriore të qytetit është akoma një ndër parqet me bimësinë më të rrallë jo vetëm në vendin tonë por edhe në Ballkan. Mbretëresha solli këtu disa nga bimët dhe drurët më të rrallë të kohës, si Dëllinja Gri, Cedrus, Sofratika, Croptomerja Japoneze, etj, por një pjesë e mirë e bimëve të rralla u morën dhe u vendosën në parkun e liqenit artificial në Tiranë. Por sipas specialistit të gjelbërimit, Ibrahim Përlesha, në park ka akoma edhe shumë pemë të rralla tropikale. Parku "Mbretëresha Geraldinë" i qytetit të Burrelit, fundjavave dhe sidomos në stinën e verës, pret mijëra qytetar të cilët dalin për ajër të pastër. Të rinj e të moshuar zgjedhin këtë park për të kaluar disa orë nën freskinë e pemëve dhe ajrin e pastër. Ndërsa fëmijët e vegjël e përdorin atë si kënd lojërash pasi mungon një i tillë në qytet.

Share This Video


Download

  
Report form