A1 Report - Nga sot Ukraina mbetet pa gaz Gazprom vendos sistem parapagimi

Report TV 2015-08-22

Views 3

KIEV - Konkretizohen kërcënimet e Rusisë për ndërprejen e gazit nëse Ukraina nuk do të paguante borxhin. Ultimatumi për ndërprejen e gazit ka përfunduar mëngjesin e së hënës. Bisedimet e gazpromit me Ukrainën për të paguar borxhet e gazit, kanë kaluar pa asnjë shenjë marrëveshjeje pas takimeve të njëpasnjëshme të Komisionit të Energjisë.

Pas këtij dështimi, kreu i Komisionit Gunter Oetinger shprehu keqardhjen për mos arritejn e një marrëveshjeje duke theksuar që shanset që ky komision të mblidhet sërish janë shumë të pakta. Gjigandi rus i gazit ka deklaruar më herët se do të ndërpresë furnizimet me gaz nëse Kievi nuk paguan faturën prej 1.95 miliard dollarë.

Ndërkohë që Guenther ka deklaruar se do të vazhdojë të punojë për të arritur një marrëveshje kompromisi midis palëve ku Kievi duhet të paguajë të paktën një miliardë dollarë të hënën dhe pjesa tjetër të paguhet me këste.

Situata është shtensionuar disi pas deklaratës së sotme ku gjigandi rus i gazit në ka bërë me dije se do të fusë në fuqi një sistem parapagimi ku Ukraina do të marrë gaz vetëm për aq sasi gazi që do të paguajë.

Share This Video


Download

  
Report form