Komisioni për sëmundje ngjitëse sot duhet të mbajë mbledhje, në të cilën do të rishikohen hapat e radhës në lidhje me restriksionet. Edhe sot qytetarët e të gjitha komunave në qytetin e Shkupit, Kumanovës, Tetovës, dhe Shtipit do të jenë në karantinë. Ndalesa për lëvizje përfundon nesër në orën 5 të mëngjesit.
Në krahasim me ditën e djeshme dhe një ditë më parë gjatë kohës së orës policore, sot vërehet lëvizshëmri më e vogël, të paktën në disa nga rrugët kryesore dhe bulevardet në Shkup.
Mbetet të shohim nëse komisioni për sëmundje ngjitëse do t?i propozojë qeverisë restriksione të reja ose do të ketë lehtësim shtesë të masave, duke pasur parasysh numrin e lartë të rasteve pozitive me Covid-19.
Përndryshe nga Ministria e punëve të brendshme informuan se në 24 orët që kaluan në territorin e gjithë shtetit janë evidentuar shkelje të ndalesës për lëvizje nga ana e 154 personave, ndërsa janë arrestuar 130 persona. Për masën mosmbajtje e mbrojtjes personale janë regjistruar 386 shkelje.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/