Raundi i fundit, Maqedonia vendos për emrin e ri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-09

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ligjëvënësit maqedonas do të fillojnë këtë të mërkurë debatin final për ndryshimin e emrit të Maqedonisë sipas marrëveshjes së Prespës.Që të miratohen ndryshimet, kryeministrit Zaev i duhen të paktën 80 vota në Parlament. Vota që ai nuk i ka pasi opozita e Maqedonisë është shprehur kundër marrëveshjes.Por pavarësisht këtij fakti, kryeministri maqedonas Zoran Zaev është shprehur optimist se në fund të debatit marrëveshja e Prespës do të miratohet.Seanca finale sipas rregullores së Kuvendit maqedonas nuk mund të zgjatë më shumë se 10 ditë.Nëse Maqedonia e miraton marrëveshjen atëherë, do të jetë radha e Parlamentit grek I cili po ashtu me shumicë parlametare do të duhet të duhet të votojë marrëveshjen e Prespës.

Share This Video


Download

  
Report form