A1 Report - Ish-te përndjekurit, Rama: Ne do i kompensojme, ju i perçate

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Seanca e Kuvendit u përfshi sërish sot me debate me tone të larta fyese ku ka munguar dhe etika. Dy çështjet ku u përqëndrua debati ishte marrëveshja me FMN-në, detajet e së cilës u bënë publike dje, por dhe kompensimi i ish-pronarëve dhe ish të përndjekurit.

Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se kur ishte në pushtet nuk kishte bërë asgjë për ish të përndjekurit dhe ish pronarët por vetëm i ka mashtruar. Rama garantoi se të gjithë të përndjekurit do të marrin kompensimin.

"Për 8 vite me rradhë nuk bëtë asgjë për ish të përndjekurit, ndërsa në mbi 20 vite i përçatë dhe vendosët ndasitë mes shqiptarëve me mësimet e Partisë së Punës. "

Ai akuzoi dhe për abuzime me procesin e kthimit e kompensimet e pronës. "Keni njohur 50 mijë kilometra katrorë pronë, ndërkohë që Shqipëria ka 28 mijë metra katrorë"- tha Rama, duke iu drejtuar Mediut i cili ishte i vetmi përfaqësues nga opozita në sallën e kuvendit.

Ndërkohë opozita ishte larguar para se të fillonte diskutimi i këtij pr/ligji me argumentin se mazhoranca i mohoi debatin për FMN. Ata akuzuan qeverinë se me marrëveshjen e fshehtë me FMN po varfëron më tej shqiptarët dhe kërkoi, që kjo marrëveshje, cila propozon 10 taksat që duhet të rriten, të përfshihej në rendin e ditës. Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta kërkoi që kërkesa të bëhej me shkrim, ndërsa Rama tha se opozita po mashtronte.

Ndërkohë në fillim të seancës ish-kryeministri Berisha iu drejtua Ramës me fjalë fyese si reagim ndaj qëndrimit që ky i fundi kishte mbajtur pak ditë më parë me doganierët duke i quajtur "kokëpalar".

Berisha e quajti Ramën një "ordiner rrugësh", "zhuls" që gjithçka në psiqikën e tij e ka perverse.

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta kërkoi të ruhej etika. Ndërsa në replikë kryeministri tha se Berishën e kishte mallkuar gjuha shqipe. " PD mban një të varur. Ke shkatërruar etikën e komunikimit. S'na imponohesh dot," u shpreh Rama. Nga ana e tij Xhafaj kërkon përjashtimin e Berishës.

Për Ramën në Kuvend janë dy palë: "Njëra që vjen kurdo kur ka seancë për të debatuar dhe vendosur për Shqipërinë dhe një palë tjetër për të prishur çdo lloj mundësie për debat. Ky është dallimi mes nesh dhe jush."

Share This Video


Download

  
Report form