A1 Report - Ish te perndjekurit marrin kestin I Veliaj: Ndjese per 23 vjet vonese

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, ka shpërndarë sot këstin e parë për 54 ish të përndjekur politikë, ndërsa kërkoi ndjesë sipas tij për vonesën 23 vjeçare nga shteti shqiptar për këtë kauzë.

Në fjalën e tij Veliaj tha se ka kërkuar që shteti të shpenzojë 100% fondin e urdhër-pagesave për këtë kategori, për të filluar pagesën për pjesën e mbetur të kësaj kategorie.

Sipas Veliaj për shumë vite partitë politike në pushtet e kanë përdorur politikisht këtë kauzë.

"Sigurisht sot do të ishte një ditë e gëzueshme në të gjithë botën, por kjo nuk ndodh kështu në Shqipëri pasi është një ditë e vonuar. Kërkoj ndjesë për vonesën për ish të përndjekurit. Sot do të shpërndaj këstin e parë për 54 urdhër pagesat. Për shumë vite, shteti dhe partitë politike e kanë përdorur politikisht këtë kauzë, duke gënjyër vetëm për të marrë votat. Këtyre njërëzve iu është bërë një dëm, dhe shumë prej infrastrukturës që kemi sot, është bërë pa pagesë nga këta ish të përndjekur. I kam kërkuar ministrisë që gjithë fondin ta shpenzojë 100%, që të kemi gojë ti themi qeverisë që fondin e shpenzuam dhe kërkojmë më shumë. Të bëjmë një diferencë mes atyre që merren me fjalë dhe atyre me vepra. Për ne nuk ka rëndësi kush e ka votuar PS, sepse kjo për ne nuk është çështje politike, dhe prandaj dua të bëj këtë diferencë." tha ministri Veliaj.

Pas fjalës së tij, u shpërndanë edhe 54 urdhër pagesat e këstit të parë për ish të përndjekurit politikë.

Share This Video


Download

  
Report form