A1 Report - Lumi Ishem dhe Gjolë kantier mbetjesh,banorët rrezikojnë sëmundje

Report TV 2015-08-22

Views 4

KRUJË- Lumi Ishëm dhe ai i Gjolës përshkojnë rrethet Tiranë, Krujë dhe Durrës janë shndërruar në një vendgrumbullim mbetjesh urbane.

Lumi përshkohet vetëm nga mbeturina përgjatë gjithë rrjedhës së saj. Pranë këtij lumi jetojnë qindra banorë, e në këto kushte ata kërcënohen vazhdimisht, sidomos me rritjen e temperaturave nga ndonjë sëmundje infektive. Banorët ankohen se në shumicën e rasteve mbeturinat sillen me automujete të mëdha nga qyteti i Krujës, Tirana apo Durrësit, ndërsa instancat përkatëse nuk kanë reguar përballë kësaj situate.

Kjo situatë që ka përfshirë lumin Ishëm dhe atë të Gjolës në rrethin e Krujës është prezent prej disa vitesh. Uji më parë përdorej nga banorët për vaditjen e tokave bujqësore, ndërsa sot ndodh e kundërta, madje ata ankohen se kanë frikë edhe t'i afrohen brigjeve të lumit.

Share This Video


Download

  
Report form