ReportTv sjell për herë të parë pamjet ekskluzive të sipërfaqes së tokës në këtë zonë ku siç dhe shihni më parë e gjithë sipërfaqja ka qenë e mbuluar me shkurre e ferra dhe tokë e papunuar siç janë parcelat afër saj.
Zbulimi i pistës së improvizuar për uljen e avionëve në gryk derdhjen e lumit Ishëm në fshatin Gotull ka vënë në lëvizje prokurorinë për të hetuar se si u krijua kjo pistë dhe kur?
Ajo çka kuptohet nga pamjet aktuale krahasuar me pamjet e një dite më parë është se kjo pistë nuk u bë për 3 ditë apo për 1 javë pasi dhe sipërfaqja e saj është afro 1.5 km çka do kohë për tu sjell në gjendjen që ndodhet.
Kush i preu shkurret e ferrat në këtë zonë, me çfarë u punua, prej sa kohësh dhe kush qëndron pas improvizimit të kësaj piste?
ReportTv ka shkuar dhe këtë të premte në Ishëm ku siç shihni nga pamjet zona në të cilën ka rënë avioni Piper konsiderohet skenë krimi dhe ruhet nga policia.
Avioni qëndron i mbyllur si provë material ndërsa banorët të cilët kanë dijeni për lëvizjet e kryera në zonë dhe përgatitjet e pistës së improvizuar refuzojnë të flasin para mikrofonit.