Aksidentet, si dhe kur humbet e drejta për të marrë dëmshpërblim

Report TV 2015-09-13

Views 2

TIRANE- Do të përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të gjithë drejtuesit e mjetit shkaktar të aksidentit, duke përfshirë këtu edhe trashëgimtarët ligjorë të tij, për dëme si rezultat vdekjeje, dëmtimi trupor apo përkeqësim shëndeti shkaktuar vetë këtij drejtuesi si rezultat i aksidentit.

Është ky një nga rastet kur drejtuesit e makinave nuk do të përfitojnë dëmshpërblim nga sigurimi. Projektligji i ri i hartuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, tashmë ka nisur të diskutohet me grupet e interesit. Në draft përjashtohen nga mbulimi i sigurimit një sërë kategorish të tjera duke përfshirë edhe individët që shkelin një nga rregullat e qarkullimit rrugor. Një shofer i cili përfshihet në një aksident (pa faj), por nga ana tjetër ka shkelur një nga rregullat, si tejkalimi i shpejtësisë, atëherë ai do të përfitojë vetëm gjysmën e dëmit të shkaktuar.

Share This Video


Download

  
Report form