Ndërsa një masë e madhe qytetarësh përballen sot me marrjen e pronave nga bankat për kreditë e pashlyera, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit ka bërë publik një material sqarues ku tregon çfarë garancish përcakton ligji në çastin e marrjes së një huaje.
Materiali shpjegon qartësisht kushtet dhe detyrimet që duhet të respektojnë bankat në dhënien e kredive konsumatore, nga transparenca e plotë e të gjitha kostove të huasë, deri te mënyra si do veprohet me kolateralin.
Detyrimet që rëndojnë mbi kredidhënësit, për kontratën e kredisë konsumatore rregullohen nga ligji ?Për mbrojtjen e konsumatorëve? dhe Rregullorja e Bankës së Shqipërisë. Detyrimet që duhet të përmbushin bankat shtrihen nga publiciteti që i bëjnë kredive, te parakontratat, e deri te masat që merr në ccastin e mosshlyerjes së kredisë.