Report TV - Basha: Rama asnjë bilanc, i varfëroi fermerët e tani u thotë merrni kredi

Report TV 2016-10-17

Views 0

Në tre vite Edi Rama ia ka dalë të kriminalizojë shtetin të kanabizojë Shqipërinë, të rrisë papunësinë, dhe të përqendrojnë në duart e një grushti njerëzish të lidhur me tenderat dhe koncesionet, pasuritë publike të qytetarëve. Kjo u theksua nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin e zhvilluar me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Gramsh. Zoti Basha tha se klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar nga korrupsioni dhe arbitrariteti. I vetmi biznes që lulëzon është ai i hashashit. Përmes krimit, korrupsionit dhe varfërimit të shqiptarëve, Edi Rama po përpiqet të asgjësoje zgjedhjet e lira dhe të ndershm?e, theksoi kreu i demokratëve, sepse zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane fundi i pushtetit te Edi Rames.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS