Wake Up/ I keni paguar pushimet para pandemisë? Tani do merrni kupona, ose paratë brenda vitit

Top Channel Albania 2020-06-17

Views 0

Nëse i keni prenotuara pushimet apo udhëtimet tuaja për në verë, që në muajt e parë të vitit, atëhere kur askush nuk e dinte se çfarë na priste nga Covid-19, agjencitë do të jetë të detyruara t?ju japin një kupon, ose t?ju rimbursojnë brenda një viti.
Agjencive turistike tashmë u është shpërndarë një akt normativ, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, i cili ka për objekt përcaktimin e masave të veçanta që do të merren në sektorin e turizmit, për agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe klientët e tyre, në ofrimin e një shërbimi udhëtimi, nga dita e shpalljes deri në përfundim të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga COVID-19.
Agjencitë e këtij sektori ndërkohë pohojnë se rimbursimi me udhëtim tjetër brenda fundit të 2021-shit, mund të bëhet edhe me një destinacion tjetër: Pra, nëse kishe prenotuar në Turqi, mund të të çojnë edhe në Greqi me të njëjtën vlerë pakete.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS