Në Shqipëri aksidentet janë nga më të çuditshmet, por këtë herë A1Report ka mundur të sigurojë pamjet e një aksidenti të ndodhur në Shkodër i cili më shumë ngjan tragjik se sa një shaka mes të rinjve.
Dy të rinj në perfieri të Shkodrës kanë rrezikuar të humbin jetën kur me automjetin e tyre tip Fiat Uno me targa SH7706 D, pas daljes nga rruga kanë përfunduar në kanal.
Këto janë pamjet e siguruara nga A1Report, ku pas rënies në kanal të rintë dalin nga automjeti po fatmirësisht pa dëmtime dhe pasoja.
Por ky aksident i shënuar pak ditë më parë, ka nisur si shaka e tre të rinjve ku dy prej tyre me shpejtësi bënin manovra në një rrugë dytësore dhe shoku i tyre i xhironte teksa të rinjt përfunduan në kanal.
Aksidentet me përplasje të automjeteve kanë sjell jo pak pasoja ku nuk kanë munguar dhe viktimat.
Teksa ajo çka ndodh me të rinjtë e kësaj video, është argëtim me papërgjeshmëri pasi pasojat mund të ishin tepër fatale.