A1 Report - Vdes ne spital studentja 22 vjeçe vuante nga nje semundje e rralle

Report TV 2015-08-21

Views 14

TIRANE- Oltjana Saliasi, studentja 22-vjeçare që prej muajsh ndodhej e shtruar në urgjencën e Qëndrës Spitalore Univerisitare Nënë Tereza në Tiranë, humbi betejën me sëmundjen e rrallë, "Guliam Bare" që i kishte paralizuar pothuajse të gjithë trupin.

22-vjeçarja ndërroi jetë paraditen e sotme pavarisht kujdesit intensiv të bluzave të bardha.

Studentja e gazetarisë në Universitetin e Elbasanit ishte e prekur nga një anomali në sistemin nervor që çoi në paralizë totale të trupit dhe organeve jetike.

Prej kohësh familarët e saj, shoket e universitetit dhe shoqata të ndryshme bënë apel në media për mbledhjen e fondeve për kurimin saj jashtë vendit, por një gjë e tillë nuk u realizua dot në kohë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS