A1 Report - Moska jep "OK" per misionin e vezhguesve te OSBE ne Ukraine

Report TV 2015-08-22

Views 1

MOSKE- Rusia ka dhënë "OK" për misionin e vëzhguesve të OSBE-së (Organizata për Sigurinë dhe Bashkpunimin Europian) në Ukrainë, me një kusht që këta vëzhgues të mos hyjnë në Krime, gadishulli që tashmë është pjesë e Federatës Ruse. Në një komunikatë për shtyp të ministrit të jashtëm rus Lavrov, thuhet se rusët shpresojnë që puna objektive dhe asnjanëse e vëzhguesve ndërkombëtarë, do të ndihmojë të kalohet ajo që quhet si "kriza e brendshme" në Ukrainë.

Ministri i jashtëm, në këtë komunikatë, nënvizon se ky mision nuk do të shtrihet më gjerë në Krime dhe Sebastopoli, që tashmë janë pjesë e Rusisë. 100 vëzhgues do të vendosen në Ukrainë, ku do të qëndrojnë aty për 6 muaj.

Ambasadori amerikan pranë OSBE-së, Daniel Baer, u shpreh se janë të lumtur që Rusia vendosi të bashkohet me iniciativën për të zgjidhur situatën në Ukrainë dhe dërgimin e vëzhguesve aty. Këta vëzhgues mendohet se do të mbërrijnë në Ukrainë duke filluar nga sot, ose paraditen e të dielës.

Moska iu bashkohet kështu 57 vendeve që po ndërmarrin iniciativën për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Share This Video


Download

  
Report form