A1 Report - Miratohet lista e e barnave per furnizimin e spitaleve ne vend

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj miraton listën e barnave për furnizimin e spitaleve në vend. Fondi për këtë vit është rritur me me 20 për qind. Fondi për barnat në QSUT është 2.2 miliardë lekë.

Sipas tij, në këtë listë re ka më shumë siguri, progres dhe inovacion. "Ka qenë një punë voluminoze, pasi janë marrë propozimet e spitaleve rajonalë, bazuar edhe në buxhetin e vitit 2014, ku pjesa e shpenzimeve të buxhetit për programin e kujdesit spitalor ka patur një rritje të rëndësishme", theksoi Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë nënvizoi se "jo vetëm që rritëm fondet në dispozicion, por ulja e çmimeve nga procesi i negociimit, përjashtimi i banave nga TVSH që fillon në datën 1 prill, si dhe përfshirja e alternativave më pak të kushtueshme, kanë bërë që të kemi mundësi për furnizim shumë më të mirë të spitaleve tona me barna". Sipas tij, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, nëse vitin e kaluar fondi ka qenë 1.7 miliard lekë për barnat, këtë vit është 2.2 miliard lekë, pra, ka një rritje 29 %. "Ne ofrojmë më shumë siguri sepse realizojmë një mbulim tërësor dhe vazhdimësi të mjekimit të pacientit në spitalet tona", theksoi ministri Beqaj.

Share This Video


Download

  
Report form