TIRANE- Të gjithë drejtuesit e spitaleve dhe qendrave shëndetësore në vend do të kenë mundësi të trajnohen për mënyrën se si të menaxhojnë sistemin shëndetësor.
Kjo falë mbështetjes së dhënë nga rajoni i Toskanës në Itali. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka shpjeguar se si do të funksionojë ky bashkëpunim i cili do të shtrihet edhe në rajonin e Kosovës, duke bërë që paratë në shëndetësi të menaxhohen mirë dhe me cilësi.
Për ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Ferid Agani, ky bashkëpunim do të rrisë nivelin e shërbimit shëndetësor që u ofrohet pacientëve.
Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Gaiani i cili ka garantuar se bashkëpunimi i nisur mes universitetit të Firences dhe Zojës së Këshillit të Mirë në Tiranë do të zgjerohet edhe më tej.
Rajoni i Toskanës do të vazhdojë të japë për krijimin e një sistemi indeksi kostosh për çdo sëmundje, të ngjashëm në vendet e rajonit, duke influencuar drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit.