TIRANE- "A1 Report" ka siguruar listën e 31 pikave të rrezikshme të quajtura ndryshe "hot spote" mjedisore, menjëherë sapo kryeminitri Edi Rama njoftoi ekzistencën e tyre, kur iu përgjigj negativisht kërkesës së SHBA për asgjësimin e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë. 31 "hot spotet" e listës janë të shtrira në të gjithë Shqipërinë.
Ato do të pastroheshin në rast se Shqipëria do të merrte në konsideratë armët e regjimit të ASSADIT, çka do të thote se vazhdojnë të përbëjnë një rrezik të madh për banorët pranë këtyre zonave.
Dhjetë prej tyre sipas ministrisë se Mjedisit, paraqesin rrezikshmëri të lartë si "Albafilm" Tirana, ish-ndërmarrja "Dajti" , ish-Uzina e Autotraktorëve dhe reparti për rigjenerimin e vajrave.
Për rehabilitimin e 10 "hotspoteve" nevojitet një investim kapital prej 70 mln euro, ndërsa kërkohet edhe mirëmbajtja dhe monitorimi vit për vit i situatës.
Nga viti 2000-2011 është ndërhyrë vetëm në 7 pika të cilat nuk paraqesin më rrezikshmëri.
Ndërkaq, viti 2020 është afati kohor për zhdukjen totale të këtyre zonave nëse do të gjenden donatorët financues apo nëse investohet nga shteti.