TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda, identifikon dhe dokumenton rastet e thirjeve në internet të imamit të vetëshpallur të Xhamisë së Unazës së Re, për të rekrutuar besimtarë myslimanë shqiptarë për luftën e xhihadit përkrah fraksioneve rebele ndaj regjimit të Asad në Siri.
Burimet pranë Krimeve të Rënda në Tiranë bëjnë të ditur se janë identifikuar dy faqe interneti, www.sheriati.com dhe www.thirrjaevertete.com, ku imami Balla bënte propagandë për luftën në Siri si dhe ka bllokuar videot.
Në thirje imami, që mban emrin Abdurrahim Balla, bënte thirrje për besimtarëve që, bashkë me gratë dhe fëmijët e tyre, të shkonin në luftën për krijimin e shtetit islam.
A1Report dhe Shqiptarja.com publikoi edhe videot e thirrjeve të Ballës, i cili duket se tregohej i kujdesshëm që në këto video të dilte vetëm me zë dhe pa figurë.
Burimet pranë Krimeve të Rënda thanë se janë duke u hetuar edhe bizneset e linjave të picerive Hallall, nëse kanë financuar rekrutimet për besimtarët muslimanë që dërgoheshin për të luftuar në Siri.
Të marten e 11 marsit Prokuoria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit arrestuan 8 persona, dhe shpallën në kërkim 5 të tjerë të akuzuar si rrjeti që rekrutonte besimtarët muslimanë për luftën e xhihadit në Siri. Në banesa u gjetën edhe armë, por nuk janë gjetur shumat monetare që financonin këtë aktivitet.