A1 Report - "Endrra Amerikane" sekuestrohen pasurite e te arrestuarve per trafik

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Një ditë pas arrestimit të 15 shtetasve anëtarë të një grupi të strukturuar që trafikonin emigrantë nga Shqipëria drejt Amerikës, "A1 Report" ka mundur të zbardhë detaje në lidhje me funksionimin e grupit kriminal dhe mënyrën se si kryhej kalimi i kufijve dhe kryerjen e pagesave.

Ndërsa këtë të martë, shtetasve të arrestuar i janë sekuestruar me vendim gjykate mbi 30 llogari bankare, si dhe një sërë asetesh pasurore mes tyre automjete, apartamente, si dhe objekte biznesi.

Nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka rezultuar se shtetasit të cilët janë dërguar në Amerikë rezultojnë të jenë banorë të qarkut të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, si dhe me një të përbashkët midis tyre, pasi në Amerikë të gjithë shtetasit që emigruan kundrejt pagesave deri në 20 mijë euro kishin një të afërm apo person me lidhje gjaku që jetonte në Amerikë.

Ky element sipas Prokurorisë është përdorur nga trafikantët për të humbur gjurmë, pasi përdorej nga trafikantët për kalimin e shqiptarëve nga kufiri tokësor Meksikë-Amerikë.

Burime për "A1 Report" nga organi akuzës thonë se, pas hyrjes në Amerikë shqiptarët futeshin në kampe emigrantësh, e më pas të afërmit e tyre shqiptarë me qëndrim të rregullt në Amerikë depozitonin garanci duke marrë përsipër qëndrimin e tyre në Amerikë.

E pikërisht pas daljes nga kampi deklaruan po të njëjta burime, njoftoheshin familjarët e mbetur në Shqipëri për të kryer pagesën tek grupi kriminal, 15 prej të cilëve tashmë janë të arrestuar.

Po të njëjta burime sqaruan se hetimet në Shqipëri janë ende të hapura, ndërsa pritet që nesër 15 personat e arrestuar të njihen në gjykatë me masën e sigurisë "arrest me burg", caktuar për ta në mungesë.

Share This Video


Download

  
Report form