A1 Report - Thirrjet për luftë në Siri lihen në burg 8 xhihadistët

Report TV 2015-08-21

Views 4

TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e "arrestit me burg" për 8 të arrestuarit, të cilët dyshohet se kanë krijuar celula të rekrutimit të besimtarëve myslimanë për të luftuar me grupet e opozitës në Siri. Ditën e djeshme u dha masa e arrestit për 2 imamët dhe 2 besimtarë, ndërsa sot Gjykata dha vendimin edhe për 4 të arrestuarit e tjerë. Ndërkaq, të arrestuarit para trupit gjykues kanë pretenduar se nuk kishin kryer akte terroriste, por kanë predikuar vetëm fenë islame dhe Allahun. Gjykata vendosur sot masën e arrestit me burg për Orion Reçin, Edmond Ballën, Verdi Moravën dhe Astrit Tolën.

Disa besimtarë myslimanë ishin mbledhur para godinës së gjykatës duke kundërshtuar arrestimin e 8 xhihadistëve.

Ndërkaq, ditën e djeshme gjyqtari Sandër Simoni, vendosi të lërë në qeli imamin e vetëshpallur të xhamisë së Mëzezit, Bajram Hysa i njohur mes besimtarëve edhe me emrin Ebu Usama dhe imamin tjetër Genci Balla, i njohur si Abdurrahim Balla.

Në burg kanë mbetur dhe dy ndihmësit Zeqir Imeri dhe Fadil Muslimani, të cilët ashtu si dy imamët s'kanë pranuar akuzat e prokurorisë. Ndërkohë teksa zhvillohej gjyqi për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave, para gjykatës janë mbledhur dhjetëra besimtarë që frekuentonin dy xhamitë, në të cilat ushtronin aktivitet dy imamët. Për të shmangur çdo incident të mundshëm, dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë janë dislokuar para gjykatës.

Share This Video


Download

  
Report form