A1 Report - Keshilli i Sigurise, Nishani: Mirepres kontributin e Bashes

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Kreu i shtetit Bujar Nishani mblodhi sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të disktuar dokumentin e ri të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të vendit dhe për herë të parë në këtë tryezë të rëndesisë së veçantë mori pjesë kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Ftesën ndaj këtij të fundit Nishani e ka argumentuar me faktin se e lejon ligji si dhe për ta bërë sa më gjithëpërfshirës këtë dokument strategjik i cili vjen për të zëvendësuar dokumentin aktual që është i hartuar dhe miratuar përpara anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe më saktë para 10 vitesh nga qeveria e drejtuar nga Fatos Nano.

Në tryezën e rrumbullakët për të disktuar për strategjinë e re të sigurisë kombëtare, në krah të djathtë të Presidentit Nishani, pas kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta ishte ulur Lulzim Basha, kreu i PD-së. Ndërsa në krah të majtë të kreut të shtetit ishte ulur kryeministri Edi Rama.

Presidenti Nishani argumentoi ftesën ndaj kreut të opozitës për ta bërë gjithëpërfshirës çështjen e sigurisë që s'ka lidhje me rrezikun akut por me procesin e një hartimi të një dokumenti për sigurinë kombëtare.

"Siguria Kombëtare, si koncept i gjerë, është gjithçka që kontribuon për mbrojtjen e kombit, si e tillë siguri kombëtare janë edhe mirëedukimi, sjellja qytetare, shkollimi zbatimi i ligjit, marrëdhënie pozitë- opozitë, siguria kombëtare e përcaktuar dhe institucionalizuar. Mbledhja e sotme nuk ka lidhje me një rrezik akut por me procesin e hartimit të një dokumenti që do të shtrijë efektet në vitet e ardhshme. Kam ftuar edhe kreun e opozitës zotin Lulzim Basha. E falenderoj dhe them se mirëpres kontributin e tij. Si President i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm i FA-së do të jem gjithë kohës i vendosur për të ushtruar me përkushtimin maksimal autoritetin që më jep Kushtetuta dhe ligji në fushën e sigurisë kombëtare. Në vazhdim të kësaj vendosmërie si kryetar i këtij Këshilli, duke lutur mirëkuptimin dhe angazhimin tuaj, për ta shndërruar këtë Këshill në një mekanizëm aktiv, po përgatis një program vjetor të punës së tij", tha Nishani.

Presidenti ftoi pjesëmarrësit që të bëjnë ç'është e mundur "për të ndarë këndvështrime sa më të përafërta lidhur me gjendjen aktuale, arritjen e problematikave, sfidat dhe më kryesorja përafrimin e sistemit tonë të sigurisë me atë të vendeve të tjera të NATO-s dhe BE-s".

"Përgatitja e paketës ligjore të sigurisë dhe dokumenteve strategjik, deri në Samitin e NATO-s që do të mbahet në Uells, në shtator të këtj viti, do të jetë një rast i mirë që të provojmë se jemi anëtarë seriozë të Aleancës, që dimë të bashkëpunojmë dhe të mirëkuptohemi", mbylli fjalën e tij para Këshillit të Sigurisë, Presidenti Nishani.

KUSH ISHIN TE PRANISHEM
Të pranishëm ishin kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, ministri për Marrëdhëniet me Pushtetin Vendor Bled Çuçi, ministri i Financave Shkëlqim Cani, ministri i Tr...

Share This Video


Download

  
Report form