A1 Report - Këshilli i Sigurisë, Nishani: Mirëpres kontributin e Bashës

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Presidenti Bujar Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të disktuar dokumentin e ri të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të vendit pasi dokumenti aktual është i hartuar dhe miratuar përpara anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe më saktë para 10 vitesh nga qeveria e drejtuar nga Fatos Nano.

Në tryezën e rrumbullakët për të disktuar për strategjinë e re të sigurisë kombëtare, në krah të djathtë të Presidentit Nishani, pas kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta ishte ulur Lulzim Basha, kreu i PD-së. Ndërsa në krah të majtë të kreut të shtetit ishte ulur kryeministri Edi Rama.

Presidenti Nishani argumentoi ftesën ndaj kreut të opozitës për ta bërë gjithëpërfshirës çështjen e sigurisë që s'ka lidhje me rrezikun akut por me procesin e një hartimi të një dokumenti për sigurinë kombëtare.

"Siguria Kombëtare, si koncept i gjerë, është gjithçka që kontribuon për mbrojtjen e kombit, si e tillë siguri kombëtare janë edhe mirëedukimi, sjellja qytetare, shkollimi zbatimi i ligjit, marrëdhënie pozitë- opozitë, siguria kombëtare e përcaktuar dhe institucionalizuar. Mbledhja e sotme nuk ka lidhje me një rrezik akut por me procesin e hartimit të një dokumenti që do të shtrijë efektet në vitet e ardhshme. Kam ftuar edhe kreun e opozitës zotin Lulzim Basha. E falenderoj dhe them se mirëpres kontributin e tij. Duke lutur mirëkuptimin dhe angazhimin tuaj me qëllim për të shndërruar në një këshill aktiv. Ju lus të bëjmë çështë e mundur të ndajmë këndvështrime sa më të përafërta, dhe përafrimi i sistemit tonë të sigurisë me vendet e NATO-s."- tha Nishani.

Share This Video


Download

  
Report form