A1 Report - Aksidentohet në Tropoje eskorta e Bashes. PD: Shpifje e policise

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE - Përplaset në Tropojë eskorta e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa policia ka shoqëruar edhe personin që ka shkaktuar aksidentin, i cili është Niman Buçpapaj.

Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të Policisë së Kukësit, sipas të cilave, një nga makinat shoqëruese është përplasur nga një makinë tjetër e llojit "Benz Mercedez".

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në Tropojë. Basha ishte duke u kthyer në Tiranë pas një vizite që kishte bërë në Bajram Curri. Ai ka qenë në këtë zonë për të festuar 23 vjetorin e krijimit të PD-së.

REAGON SELIA E PARTISE DEMOKRATIKE
Ndërkaq i menjëhershëm është edhe reagimi i PD-së në lidhje me këtë ngjarje.

"Dënojmë shpifjet dhe instrumentalizimin politik të Policisë së Shtetit pasi në Tropojë nuk ka ndodhur asnjë incident", kanë bërë të ditur burime zyrtare të selisë blu.

Sipas së së PD-së, "ky njoftim vërteton instrumentalizimin e Policisë së Shtetit dhe kthimin e saj në ditët e zeza".

(Gazetar, Elkier Bushkolaj)

Share This Video


Download

  
Report form