BERAT- Thirrja e kryeministrit të vendit, Edi Rama ndaj sipërmarrësve të huaj, kryesisht atyre italianë për të shtrirë investimet e tyre në Shqipëri nuk ka rënë në vesh të shurdhët. Një kompani italianë e ka përfshirë edhe Beratin mes 18 bashkive të tjera në Itali dhe rajon për të sjellë risitë mbi energjinë e rinovueshme, dhe shmangien e impaktit negativ në mjedis. Kreu i bashkisë së Beratit Fadil Nasufi e ka mirëpritur këtë projekt.
"Gjithë historia e bashkëpunimit të këtyre viteve me Italinë ka qenë në qendër të bashkëpunimit me bashkinë dhe shtetin shqiptar. Ne presim projekte dhe bashkëpunime me dinamike në interes të përbashkët dhe më shumë në nevojë që ka Shqipëria në këtë periudhë të vështirë socialekonomike", tha Fadil Nasufi, kryetar i baskisë së Beratit.
Ky projekt parashikon krijimin e pajisjeve të energjisë me ngrohjen nga dielli, prodhimi i naftës nga vajrat e mbetura, ndarja e mbetjeve urbane, perdorimi i bicikletave për të shmangur ndotjen etj.