A1 Report - Itali-Shqipëri, 16.5 milionë euro financim për sektorin energjetik

Report TV 2015-08-22

Views 1

Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe qeveria italiane përmes ambasadorit të Republikës së Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani nënshkruan sot një Memorandum bashkëpunimi në sektorin energjetik, që parashikon financimin e vlerës së mbetur 16,5 milionë euro, pjesë e projekteve nga programet e mëparshme të mbështetjes financiare të qeverisë italiane për sektorin energjitik.

Të pranishëm ishin ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, Ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani dhe krerët e OST e OSHEE.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është realizimi i investimeve në sektorin e transmetimit dhe shpërndarjes, rritjes së eficiencës energjetike dhe përfundimit brenda afateve të qendrës së re dispecer të OST.

Ministri Gjiknuri theksoi rëndësinë që ka pasur në zhvillimin e projekteve në sektorin e energjisë elektrike mbështetja italiane. ?Investimet do të shtrihen në zonat Himarë dhe Sarandë për fuqizimin e sektorit të transmetimit dhe shpërndarjes, duke ndikuar në përmirësimin e turizimit në këto zona?, tha mes të tjerave Gjiknuri.

Ambasadori Gaiani theksoi rëndësinë që ka fuqizimi i sektorit energjetik në Shqipëri dhe tha mes të tjerave, se ky financim përfaqëson plotësimin e aspekteve teknike për projektet, që do të realizohen mes ambasadës italiane, MEI, OST dhe OSHEE për zhvillimin e programeve, të përfshira në protokollin e bashkëpunimit dy palësh për sektorin energjitik me vlerë 16,5 milionë euro. ?Me ketë fond mbyllim projektet që kanë nisur prej shumë vitesh dhe që kapin vlerën totale prej 93 milionë euro?, tha Gaiani.

Sipas tij, financimet kapin dy aspekte të rëndësishme, fuqizimi i potencialit energjetik në zonën e Jugut të vendit dhe zgjerimin e sistemit të kontrollit të të dhënave në gjithë nënstacionet 110 kv. ?Me këto dy projekte sistem energjitik shqiptar bëhet më i besueshëm dhe më i integruar me atë europian?, tha ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani./ATSH/

Share This Video


Download

  
Report form