BERAT - Komuniteti rom në Berat ka festuar sot festën e Shën Gjergjit, që simbolizion ardhjen e stinës së verës.
Në një atmosferë të gëzueshme romët e fshatit Moravë, që njihet si një nga zonat më të populluara nga ky komunitet, kanë kremtuar sot festën e tyre, me një spektakël të vërtetë karnavalesh.
Festa ka nisur në qendër të fshatit, për të vijuar më pas në çdo banesë, ku romët shkojnë për të urar njëri-tjetrin.
Laver Myrteli, kryetar i shoqatës së komunitetit rom në Qarkun e Beratit, shprehet se lojërat e organizuara me rastin e kësaj dite simboliziojnë bashkëjetesën mes komuniteteve, largimin e një stine për të pritur një stinë tjetër.
Myrtelit ndër të tjera shprehet se ky komunitet ka vetëm përkrahjen e organizatave joqeveritare dhe jo të shtetit, por gjithsesi janë munduar që të mos humbasin traditën, por ta mbajnë atë të gjallë duke festuar ditën e Shën Gjergjit.