TIRANË - Sektori energjetik është tashmë në fazën e investimeve, e për këtë arsye vëmendja është fokusuar në financime konkrete. Zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja tha se vetëm për vitin 2016 janë parashikuar 72 milion euro investime në këtë sektor.
Ndërkaq drejtoi i OSHE-së, Adrian Çela tha se, pas përfundimit të investimeve për nënstacionin qendër Tiranë po parashikohet ndërtimi i një nënstacioni të ri që do të sigurojë energji për 40 vitet e ardhshme.
Ka përfunduar investimi prej 210 milion lekësh për fuqizimin e nënstacionit Qendër Tiranë. Përfundimin e punimeve e ndoqi nga afër Zv.ministri i Energjisë Ilir Bejtja dhe administrator i OSHE Adrian Çela . Zv.ministri Bejtja deklaroi se sektori energjetik është futur valën e investimeve në shpërndarje, transmetim por edhe gjenerim.
Administrator i OSHE, Çela tha se me përfundimin e punimeve, do përmirësohet cilësia e furnizimit të qytetarëve. Në mënyrë të veçantë, Çela u ndal te projekti për ndërtimin e një nënstacioni të ri , që do të garantojmë për 30-40 vitet e ardhshme furnizimin me energji elektrike të gjithë qendrës së Tiranës.
Ndërkaq mësohet se tashmë është nënshkruar marrëveshja me qeverinë gjermane për investimet në energji për vitin 2016 e qe kapin një shifër prej 72 ml euro në 2016, ndërsa vetëm gjatë vitit 2015 janë parashikuar investime në këtë sektori në vlerën e 50 milion eurove.