A1 Report - Koka:Industria të ulë ndotjen, Sequi: BE mln euro ndihmë për mjedisin

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Industria duhet të respektojë normat mjedisore, në mënyrë që të mundësohet një zhvillim i qëndrueshëm pa dëmtuar mjedisin. Këtë e ka shprehur ministri i Mjedisit, Lefter Koka, gjatë një konferencë mbi "Zhvillimin e Qendrueshëm të Industrisë". Sipas ministrit Koka, prioritet i qeverisë do të jetë zbatimi i legjislacionit në mbrojtje të mjedisit, ndërsa theksoi se do të ketë penalitete për ata që rezultojnë shkelës.

"Në zbatim të parimit ndotësi paguan, që është ende në fuqi, do të ndjekim zbatimin e çdo detyrimi ligjor që shumë kompani kanë për t'i bërë. Shumë kompani nuk kanë rehabilituar pyjet, gjë që duhet ta kishin filluar ta bënin. Ne do të zhvillojmë bisedime me këto kompani. Jemi të përkushtuar për të përmirësuar cilësine e ajrit.
Së shpejti do të ngrihen 6 laboratorë", tha ministri Koka.

Kreu i mjedisit në vend tha se aktualisht po punohët për hartimin e një pakete kombëtare për zhvillimin e qendrueshëm të industrisë, si dhe duke pasur në vëmendje mbrojtjen e mjedisit. Kreu i delegacionit të BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi, i pranishëm në këtë konferencë, tha se mbrojtja e mjedisit është jetike për qytetarët, duke theksuar rëndësinë që duhet treguar edhe në këtë drejtim. Ambasadori Sequi tha se edhe progresraporti parashikonte rekomandime për mbrojtjen e mjedisit dhe forcimin e legjislacionit për këtë fushë.
Më tej, ambasadori Sequi tha se Bashkimi Europian ka dislokuar miliona euro fonde që nga viti 2008 për monitorimin dhe mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form