A1 Report - Aksioni i pastrimit sot në Kakavijë dhe rrugën nacionale Fier-Vlorë

Report TV 2015-08-21

Views 1

KAKVIJË- Aksioni i Ministrisë së Mbrojtjes për një Shqipëri të pastër është shtrirë edhe në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër. Më pas, aksioni është zhvendosur drejt rrugës nacionale Fier-Vlorë.

Aksioni u monitorua nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, që sipas saj ndryshe nga herët e tjera në këtë nisëm janë bashkuar edhe përfaqësues të pushtetit vendor. Ministrja theksoi se situata e ndotjes në këtë pikë kufitare është gjetur në nivele alarmante, ndërsa ka bërë apel qytetarëve që të solidarizohen për të mbajtur pastër ambientin ku ata jetojnë.

"Jo vetëm pastrimin e dy anëve kryesore apo të rrugëve nacionale, por duyhet një sensibilizim por të themi se duhet një sensibilizim të opinionit publik që Shqipëria të jetë një vend më i pastër. Sot jemi vendosur në pikën Kufitare të kakavijës dhe shohim që ambienti është shumë i ndotur që rrezikon njerëzit që jetojnë këtu apo edhe për ata që kalojnë këtu",- tha ministrja Kodheli në pikën kufitare të Kakavijës.

Në aksion u përqendruan rreth 1100 trupa të forcave të armatosura dhe 100 mjete të ushtrisë.

AKSIONI EDHE NË RRUGËN NACIONALE FIER-VLORË

Aksioni për pastrimin e territorit nga Ministria e Mbrojtjes është zhvendosur edhe në rrugën nacionale Fier-Vlorë. Zëvendëskomandanti i forcave ajrore Mehmet Metko ka bërë apel për sensibilizimin e banorëve që të mbajnë pastër ambientin ku ata jetojnë dhe për të shmangur imazhin negativ që shkaktojnë mbetjet në anë të rrugëve nacionale.

Në këtë aksion janë angazhuar rreth 50 forca të armatosura dhe 5 mjete të ushtrisë. -

Share This Video


Download

  
Report form